Faleminderit
Kadare per nderin qe i ben kultures dhe kombit shqiptar
-A do te ishte mire
qe institucionet kompetente ne S hqiperi dhe Kosove 27 Qershorin (ose
diten qe Kadare te marre Cmimin Nobel) ta deklarojne zyrtarisht si Dita
e Kadarese? -Le te festojme te gjithe ne shqiptaret me 27 Qershor.
Dhenia e cmimit letrar “Man Booker International” kolosit te kultures
sone kombetare Ismail Kadare eshte padyshim nje vleresim i madh i krijimtarise
unikale Kadareane, e cila prej dekadash ka hyre ne thesarin e letersise
me te mire boterore. Edhe pse ende kjo krijimtari pret te marre ate vleresim
qe i takon prej vitesh, pra Cmimin “NOBEL”. Cmimi per Kadarene eshte edhe
nje nder e krenari per Kombin Shqiptar dhe per vete Ballkanin e trazuar
e namekeq. Sic e tha shume bukur vete Kadare, pas ketij cmimi shpresojme
se opinioni boteror do te kuptoje se Ballkani mund te jete edhe burim
lajmesh per suksese ne art, letersi dhe civilizim. Shqiperia ne vecanti
dhe Ballkani ne pergjithesi kane nevoje per me shume lajme te mira. Ne
shqiptaret kudo qe jemi: ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, Amerike,
Itali, Gjermani, Greqi, Angli e vende te tjera te botes kemi rastin qe
rralle mund te na jepet: 27 Qershorin 2005, diten
e ceremonise kur Kadarese do t'i jepet cmimi “Man Booker International”
ne duhet ta shndrrojme ne nje dite Feste Kombetare. Mbase do te ishte
mire qe institucionet kompetente ne Shqiperi dhe Kosove 27 Qershorin (ose
diten qe Kadare te marre Cmimin Nobel) ta deklarojne zyrtarisht si Dita
e Kadarese. Kjo dite meriton te nderohet separi nga gjithe krijuesit shqiptare,
Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve dhe shoqata te tjera te krijuesve.
Kjo dite duhet te nderohet nga gjithe ne lexuesit shqiptare te Kadarese,
qe pas autorit, jemi te paret qe duhet te gezohemi per vleresimin qe i
behet shkrimtarit tone me te dashur me veprat e te cilit u rritem dhe
shplodhem shpirtin edhe ne momentet me te veshtira.
27 Qershori 2005 duhet te nderohet edhe nga gjithe politikanet e pushtetaret
shqiptare, sidomos ne Shqiperi e Kosove. Kjo dite mund te jete
edhe nje rast i mire per politikanet ne Shqiperi qe jane te perfshire
nga ethet e zgjedhjeve te 3 Korrikut. Ne kete dite te shenuar politikanet
ne Shqiperi bejne mire ta nderpresin fushaten elektorale dhe te festojne
me te gjithe te tjeret. Edhe ata duhet te inkurajohen nga vleresimi qe
iu be Kadarese. Asgje nuk do humbasin nese nuk bejne fushate nje dite:
populli eshte i tejngopur me premtimet e tyre te deritashme. Le te kujtohen
ata se interesat e Shqiperise duhet te jene imperativi i zgjedhjeve te
3 Korrikut. Me 3 Korrik 2005 le te marre edhe politika shqiptare mesefundi
nje Cmim Nderi: Vleresimin Nderkombetar qe Zgjedhjet ishin Vertete te
Lira e te Ndershme, ne Perputhje me Standartet e Demokracise Perendimore.
A nuk do ishte dhe ky nje lajm i mire qe i jepet
botes nga Shqiperia namekeqe? Vecse politikanet nuk duhet te abuzojne
me emrin e Kadarese per te fituar kapital politik. Jam i bindur se vete
Kadare, ashtu si ne lexuesit e tij shqiptare, nuk do ta pranononte nje
gje te tille. Mendoj se eshte nje rast i mrekullueshem
per Dipllomacine shqiptare me 27 Qershor dhe ne vijim t'i bejne jehone
ketij momenti madhor per te propaganduar letersine dhe kulturen tone kombetare
dhe per te permiresuar imazhin e Shqiperise e te shqiptareve ne bote.
Qeveria shqiptare duhet t'u jape ambasadave tona neper bote fonde
te vecanta per te te organizuar aktivitete te posacme per kete qellim
me pjesemarrjen e sa me shume personaliteteve te huaja te letersise, kultures,
artit, politikes dhe fushave te tjera ne vendet ku ambasadat tona veprojne.
Ambasadat tona duhet te punojne me me zgjuarsi e perkushtim per te bere
te njohura ne bote arritjet e letersise, artit, kultures dhe studimeve
shqiptare. Dhe nuk ka rast me te mire per ta bere
kete se sa ky moment i dhenies se cmimit “Man Booker International”Kadarese.
Per te kuptuar se sa rol luan letersia ne njohjen dhe miqesine
mes popujve mbase eshte vendi te permend ne kete shkrim edhe nje moment
te perjetuar kur isha student ne Shkollen e Ligjit ne Universitetin e
Bostonit (1997-1998). Ne programin qe une beja per Master Degree per Ligjin
Amerikan kishte edhe avokate, gjyqtare e studente nga shume shtete te
botes. Ishte edhe nje gjyqtare nga Greqia. Kur na binte rasti te diskutonim
seicili per vendin e tij, une do te permendja se Nene Tereza eshte shqiptare
dhe se shkrimtari i mirenjohur ne Europe e me gjere, kandidati per Cmimin
Nobel, Ismail Kadare, eshte shqiptar. Ishte befasuese per mua kur gjyqtarja
greke filloi te fliste me aq pasion per Kadarene dhe te permende me saktesi
titujt e librave te Kadarese qe ajo i kishte lexuar. Ne
vazhdim ajo tha se Kadare eshte nje shqiptar dhe shkrimtar i madh. “Ai
eshte shkrimtari im me i preferuar dhe enderroj qe te kem rastin ta takoj
edhe personalisht Kadarene”- vazhdoi diskutimin ajo. Ishte
nje kenaqesi e krenari e madhe te degjoje nje gjyqtare greke te fliste
aq mire per nje shkrimtar shqiptar dhe per letersine shqipe para nje “auditori”
nderkombtar. Ja pra sa ura miqesie me popujt e tjere na ofron vepra
Kadareane! Cmimi “Man Booker International” i forcon dhe zgjeron edhe
me tej keto ura. Vecse ne shqiptaret duhet te dime t'i perdorim me mencuri
e civilizim keto shanse, keto ura dhe jo t'i shkaterrojme ato. Edhe
studentet shqiptare neper bote, imigrantet shqiptare dhe shoqatat e tyre
te shumta kane nje rast te rralle qe t'i bejne jehone kultures sone kombetare
dhe te vene ne pah dhe te krenohen me faktin se Ismail Kadare eshte shqiptar.
Pra me 27 Qershor 2005 imigrantet shqiptar ne bote do jete mire te gjejne
menyrat me te pershtatshme per te festuar. Gjithashtu
une shpresoj qe ky eveniment i madh do te ndryshoje per mire edhe ata
qe kane shkruar kunder Kadarese, kushdoqofshin keta. Edhe ata duhet
te behen pjese e pandashme e gezimit qe na jep sidomos ne shqiptareve
nje moment i tille. Ata duhet te bejne edhe dicka me shume se kaq: te
behen dashamires te Kadarese dhe t'ia lene se kaluares inatet, pakenaqesite,
dashakeqesite. Ata kete vit duhet te japin kontributin e tyre pozitiv
per te larguar mjegullen dhe paragjykimet qe kane ndikuar negativisht
ne dhenien e Cmimit “Nobel” Kadarese. Kete vit te gjithe shqiptaret pa
dallim , duke filluar nga Presidentet Moisiu e Rugova, nga Akademiku Rexhep
Qosja dhe shkrimtari i mirenjohur Dritero Agolli, dhe te gjithe intelektualet
e tjere shqiptare dhe shoqatat e organizimet e ndryshme te tyre, mendoj
se kane nje detyrim moral: te bashkohen dhe te bejne ate qe u takon ne
mbeshtetje te kandidatures se Kadarese per Cmimin Nobel, cmim qe padrejtesisht
Kadarese i eshte vonuar prej shume vitesh. Krijimtaria e Kadarese eshte
e permasave nobeliste, por mbeshtetja e institucioneve shqiptare dhe e
shqiptareve per fat te keq pothuajse nuk ka ekzistuar. Dihet se miresia
dhe jo ligesia e fisnikeron njeriun. Ne shqiptaret kemi nevoje te fisnikerojme
vetveten dhe te duam njeri-tjetrin. Ne duhet ta duam e respektojme edhe
me shume kolosin e kultures sone Ismail Kadare. Te
shkruash sot kunder Kadarese eshte dicka e padenje, e pamoralshme dhe
jokombetare. Asnje e mire, asnje perfitim nuk vjen nga shkrime
te tilla. Dhe te jemi te sigurte qe shkrime te tilla nuk do te arrijne
kurre te zbehin madheshtine e krijimtarise se Kadarese. Ne
shqiptaret duhet te jemi me fisnik e me dashamires me Kadarene dhe t'i
jemi perjete mirenjohes per Nderin dhe Krenarine qe Ai i jep Kombit Shqiptar.Dhe
le te bashkohemi te gjithe ne shqiptaret ne urimin qe 70 Vjetori i Lindjes
se Kadarese (28 Janar 2006) te festohet me Kadarene Nobelist dhe me madheshti
kombetare. Le ta mbyll kete shkrim me urimin qe del nga zemra:
Faleminderit Kadare per Nderin qe i ben Kombit tone te Dashur! Te jemi
mirenjohes qe na jep kenaqesine e rralle qe te krenohemi qe jemi shqiptar,
bashkekombas te te madhit Kadare!
Zef Brozi U.S.A. 9 Qershor 2005
Ïîääåðæêà EduWOW! [education_worldwide]
|